• e martë, 24 dhjetor 2024

Analizë e opinionit publik për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE në vitin 2023

Analizë e opinionit publik për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE në vitin 2023

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Nën organizim të Institutit për demokraci dhe Fondacionit Konrad Adenauer sot në Shtëpinë Evropiane - Shkup do të promovohen dy punime hulumtuese: "Analiza e mendimit publik për procesin rreth anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014-2023)" dhe "Integrimet në BE në hijen e proceseve të brendshme – Analiza e opinionit publik për vitin 2023”.

Analizat, siç theksojnë nga Instituti për demokraci, janë bërë në bazë të anketës së opinionit publik për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuar në nëntor të vitit 2023. Ngjarja do të hapet nga Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për demokraci dhe Daniel Braun, drejtor i zyrës së fondacionit Konrad Adenauer në Shkup. Fjalim do ta mbajë edhe Oto Graf, zëvendës ambasador dhe udhëheqës i sektorit ekonomik të ambasadës së RF të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Punimet do të prezantohen nga autorët, Ivan Demjanovski, profesor i Fakultetit të Drejtësisë "Justiniani i Parë" në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodij", Zoran Neçev, udhëheqës i Qendrës për integrime evropiane në Institutin për demokraci "Societas Civilis" - Shkup dhe Anamarija Velinovska, hulumtuese në Institutin e demokracisë. 

Pasqyrë e punimeve hulumtuese si dhe rezultatet e anketës së opinionit publik do të jepen nga Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Arbër Ademi, kryetar i Komisionit të Kuvendit për çështje evropiane dhe Aleksandar Nikolloski, kryetar i Këshillit kombëtar për eurointegrime. 

Fjalim përmbyllës në ngjarje do të ketë Hose Luiz Lozano Garsia, ambasador i Spanjës, vend kryesues në Këshillin e Bashkimit Evropian. qa/

Foto: arkivi i MIA-s/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR