Ana Pavlovska-Daneva propozohet për gjyqtare kushtetuese, seanca e Komisionit për zgjedhje dhe emërime është caktuar në ora 12:30
- Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime për sot në ora 12:30 ka caktuar seancë me një pikë të rendit të ditës - Propozim për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime për sot në ora 12:30 ka caktuar seancë me një pikë të rendit të ditës - Propozim për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese është propozuar Ana Pavlovska-Daneva, profesoreshë në Fakultetin Juridik në Shkup.
Dje në Kuvend është tërhequr propozimi Lubomir Joveskit të propozohet për gjyqtar kushtetues. Ai në një deklaratë për MIA-n tha se është i befasuar nga tërheqja e propozimit pa i treguar arsyet për këtë.
"Është e përshtatshme të jepen dy ose tre fjalë. Unë kam qenë i dëmtuar, nëse nuk kanë menduar se mund ta çojnë procesin deri në fund, nuk është dashur të më propozojnë, sepse kam qenë i ekspozuar ndaj sulmeve të panevojshme", thotë Joveski, duke shtuar se ka menduar se procesi ka përfunduar sepse prej një viti e gjysmë asgjë nuk është iniciuar. ls/
Foto: Fejsbuk