• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Anëtarët e Komitetit të përhershëm të AP të NATO-s për vizitë në kazermën "Ilinden"

Anëtarët e Komitetit të përhershëm të AP të NATO-s për vizitë në kazermën

Shkup, 6 prill 2025 (MIA)- Anëtarët e Komitetit të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të cilët gjenden për vizitë disaditore në vendin tonë, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski e vizituan kazermën "Ilinden" në Shkup.

Delegacioni u prit nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, gjeneralë të Armatës, si dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.

"Gjatë vizitës, anëtarët e KP të NATO-s patën mundësinë të ndjekin disa stërvitje demonstruese të Armatës, të cilat treguan stërvitjen e pjesëtarëve të Armatës në kryerjen e skenarëve kompleks. Në Shtëpinë e Armatës u informuan për zhvillimin e Armatës së Maqedonisë", thuhet në komunikatë.

Në deklaratën me shkrim të gjeneralit Lafçiski thuhet se "ky përvjetor shërben si përkujtim se vendi ynë në Aleancë është rezultat i punës shumëdekadëshe, ndërsa e ardhmja jonë është ndërtuar në parimet e mbrojtjes kolektive, solidaritetit dhe bashkëpunimit”.

Foto: Pres shërbimi i Kuvendit

QËNDRONI TË LIDHUR