Anëtarët e BE-së arritën marrëveshje për akomodimin e refugjatëve dhe emigrantëve
- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian sot arritën një marrëveshje për ndarjen e detyrës për akomodimin e refugjatëve dhe emigrantëve në situata krize.
- Post By Sara Ademi
- 16:24, 4 tetor, 2023
Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Vendet anëtare të Bashkimit Evropian sot arritën një marrëveshje për ndarjen e detyrës për akomodimin e refugjatëve dhe emigrantëve në situata krize.
"Jam shumë i lumtur që vendet-anëtare tani u dakorduan për rregullimin e krizës, që është pjesë e rëndësishme e enigmës në paktin e migracionit dhe azilit", tha ministrja suedeze për Migracion Marija Malmer Stenergard, transmetuan mediat britanike.
Ajo theksoi se tani mund të vazhdojnë negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
"Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje për të vendosur rend në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe të ulet rrjedha e emigrantëve", tha Malmer Stenergard.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në platformën "X" shënoi se është një pikë kthese e vërtetë që mundëson negociatat të vazhdojnë përpara.
Takimi i sotëm ishte shansi i fundit të arrihet marrëveshje para se liderët e BE-së të takohen në Granada, Spanjë, nesër dhe të premten, ku pritet të bisedojnë për migrimin ilegal në kushte të mbërritjeve në rritje në Mesdhe, duke e përfshirë edhe ishullin italian Lampeduza.
Vendet si Polonia dhe Hungaria edhe më tutje fuqishëm kundërshtohen në pranimin e njerëzve që mbërrijnë nga Lindja e Afërt dhe Afrika, por 27-të vendet anëtare ende mund të arrijnë një marrëveshje të shumicës që këto dy vende nuk mund ta bllokojnë. sa/
foto: EPA