• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ançeloti: Të gjithë trajnerët janë suspenduar, përveç Guardiolës

Ançeloti: Të gjithë trajnerët janë suspenduar, përveç Guardiolës

Madrid, 2 shkurt 2023 (MIA) - Karlo Ançeloti foli për fatin e trajnerëvre të futbollit. Kryesuesi i Real Madridit këtë e bëri në konferencë për shtyp para ndeshjes së shtyrë të xhiros së 17-të të la Ligas me Valensiën, e cila kohë më parë e anuloi kontratën me Xhenaro Gatuzon.

"ky është realiteti për trajnerët. Të gjithë ndonjëherë jemi suspenduar, përveç Guardiolës. Por, madje edhe pep do të largohet nga puna një ditë nëse vazhdon ta vazhdojë këtë profesion. kjo më ndodhi në karrierë, por akoma jam këtu", deklaroi Ançeloti.

Real madridi sonte prej orës 21:00 e pret Valensiën në tentim të shënojë fitore dhe t'i afrohet liderit të tabelës Barcelonës e cila për momentin ka tetë pikë epërsi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR