Ançeloti pas humbjes nga Milani: Problemet tona nuk janë individuale, por ekipore
- Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, pas disfatës së mbrëmshme (1:3) ndaj Milanit, ka folur për problemet e skuadrës.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:50, 6 nëntor, 2024
Madrid, 6 nëntor 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, pas disfatës së mbrëmshme (1:3) ndaj Milanit, ka folur për problemet e skuadrës.
"Duhet të jemi të shqetësuar sepse skuadra nuk po luan mirë në ndeshjet e fundit. Na mungon ashpërsia. Fakti është që ne mbrohemi keq, skuadra nuk është mjaft kompakte. Duhet të jemi më kompakt, më racional. Situata jonë momentale nuk është problem individual, por problem ekipor. Nuk po tregojmë versionin më të mirë të vetes. Duhet ta gjejmë atë për të luftuar për të gjithë trofetë", deklaroi Ançeloti për "Movistar".
Pas humbjes së dytë sezonale në Ligën e kampionëve, Reali është në vendin e 17-të me gjashtë pikë të fituara.
Milani është i 18-ti gjithashtu me gjashtë pikë në katër ndeshje. qa/
Foto: EPA