• e premte, 05 dhjetor 2025

Ançeloti: Brazili nuk e ka fituar Kupën e botës për 24 vite, ka ardhur koha

Ançeloti: Brazili nuk e ka fituar Kupën e botës për 24 vite, ka ardhur koha

Rio de Zhaneiro, 4 shtator 2025 (MIA) - Trajneri i përfaqësueses braziliane të futbollit, Karlo Ançeloti, beson se ka ardhur koha që "Kariokat" të ngjiten në majën e futbollit botëror. 

"Dëshirojmë të jemi intensivë, të sigurt në mbrojtje dhe të shpejtë në posedimin e topit. Balanci është thelbësor. Tashmë kam një ide për formacionin që do të luajë në Kampionatin Botëror në vitin 2026. Gabimi më i madh do të ishte të zgjidhej një skuadër e gabuar prej 25 lojtarësh. Ekziston cilësi, por më e rëndësishmja është forca e ekipit. Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës për 24 vite. Ka ardhur koha. Përgjegjësia është e madhe, por motivimi i gjithë vendit gjithashtu mund të jetë shumë i rëndësishëm", deklaroi Ançeloti për mediat e atjeshme.

Lidhur me përjashtimin e Nejmarit nga skuadra kombëtare, Ançeloti beson se ishte vendimi i duhur.

"Ky është një vendim teknik, i cili nuk është diktuar nga problemet fizike të lojtarit. Ky është një vendim i bazuar në disa faktorë. Askush nuk mund ta mohojë talentin e Nejmarit, por para së gjithash, e vlerësojmë gjendjen e tij fizike dhe atë të lojtarëve të tjerë. Konkurenca është e madhe, kemi të paktën 70 lojtarë që mund të luftojnë për një vend në ekipin kombëtar”, shtoi Ançeloti.

Përfaqësuesja e Brazilit tashmë e ka siguruar vendin e saj në Kampionatin Botëror në vitin 2026.

Këtë muaj, brazilianët do të luajnë kundër Kilit dhe Bolivisë në ndeshjet e fundit të turneut kualifikues. Ndeshjet do të zhvillohen më 9 dhe 14 shtator. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR