• e hënë, 23 dhjetor 2024

AMS: Policëmbajtësit për një muaj arkëtuan një milion euro nga sigurimet shëndetësore private

AMS: Policëmbajtësit për një muaj arkëtuan një milion euro nga sigurimet shëndetësore private

21 korrik 2023

Në korrik të këtij viti, struktura e dëmeve të paguara për sigurime vullnetare dominohet nga pagesat për shpenzimet mjekësore të siguruara. Pas tyre vijnë dëmet e sigurimit të mjeteve motorike për të cilat kompanitë e sigurimit në korrik kanë paguar 985 mijë e 500 euro.

Në korrik, të siguruarit që kanë sigurim suplementar (privat) shëndetësor kanë arkëtuar 61,9 milionë denarë (mbi 1 milion euro) për shpenzime mjekësore të mbuluara nga policat e tyre të sigurimit shëndetësor.

Fondet janë paguar nga nëntë kompani të sigurimit jo-jetë dhe me to janë mbuluar mbi 6500 dëme të të siguruarve për pagesën e shpenzimeve mjekësore, sipas të dhënave të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimeve.

Gjithsej, në korrik, të gjitha kompanitë e sigurimit jo-jetë kanë paguar 409 milionë denarë për dëmet e mbuluara nga kontratat e sigurimit. Shuma e dëmeve të paguara është rritur me 26 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i dëmeve të paguara është rritur për 19.5 për qind. Në korrik të këtij viti janë paguar gjithsej 10 848 kërkesa për dëmshpërblim për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë.

Në strukturën e dëmeve të paguara për të gjitha 17 klasat e sigurimit vullnetar jo-jetë, dominon sigurimi shëndetësor privat, pasuar nga sigurimi gjithëpërfshirës i automjeteve me realizim prej 60,6 milionë denarësh (985.500 euro). Për pronën e siguruar në korrik kompanitë kanë paguar dëme në vlerë prej 25,1 milionë denarësh (408.000 euro).

Në strukturën e dëmeve të paguara, siç pritej, peshën më të madhe e zë sigurimi i detyrueshëm i Auto-përgjegjësisë (TPL). Siguruesit kanë paguar 234,9 milionë denarë (3,82 milionë euro) për 2251 të siguruar. Prej tyre 133,9 milionë denarë (2,18 milionë euro) janë paguar për dëmet e shkaktuara në rrugët në vend. Për dëmet e shkaktuara në aksidente rrugore  apo aksidente jashtë vendit, të mbuluara me kartonin jeshil, në korrik janë paguar 98,2 milionë denarë (1,6 milionë euro).

Në totalin e dëmeve të paguara për muajin korrik, “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë” marrin pjesë me 9 për qind, “Eurolink” me 10 për qind, “Euroins sigurime” me 3,2 për qind, “Grave jo-jetë” me 16,9 për qind, “Maqedonia Osigurvanje VIG" me 10.6 për qind dhe "Sava Osiguruvanje" me 12.2 për qind. “Triglav Osiguruvanje” merr pjesë me 8,9 për qind në totalin e pagesës, “Unika” me 8,4 për qind, “Viener VIG” me 4,5 për qind, “Osiguritelana Polisa” me 5,6 për qind dhe “Halk Osiguruvanje” me 10,7 për qind.

Më shumë detaje në linkun vijues https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.

Agjencia për mbikëqyrje të sigurimeve

Foto: AMS

_______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR