• e hënë, 23 dhjetor 2024

AMS: Për vetëm një muaj qytetarët arkëtuan një milion euro nga sigurimet e jetëss

AMS: Për vetëm një muaj qytetarët arkëtuan një milion euro nga sigurimet e jetëss

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Pesë kompanitë e sigurimit të jetës vetëm për muajin korrik të këtij viti kanë paguar 62,4 milionë denarë (1 milion euro) për të siguruarit e tyre apo bartësit e së drejtës të kompensimit. Shuma e fondeve të paguara për dëmet e mbuluara nga sigurimet e jetës në korrik është 19 për qind më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Sipas të dhënave paraprake të dorëzuara nga shoqëritë e sigurimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, fondet janë paguar për shkak të: vdekjes së të siguruarit, mbijetimit ose zgjidhjes së kontratës së sigurimit me komponent kursimi ose investimi.

"Kontratat e sigurimit të jetës me komponent kursimi kanë peshën apo pjesëmarrjen më të madhe në fondet e paguara në muajin korrik. Në korrik, të siguruarit nga ky lloj sigurimi kanë arkëtuar 50,3 milionë denarë (818.000 euro). Ky produkt sigurimi, përveç sigurimit të jetës, ofron mundësinë që të siguruarit të marrin fondet e investuara plus interesat pas skadimit të kontratës. Ky produkt sigurimi lejon që një pjesë e interesit të fondeve që shoqëria e sigurimit mbledh nga i siguruari dhe investon në instrumente investimi pa rrezik si depozita apo obligacione, t'i kthehet të siguruarit si kthim. Kjo është arsyeja pse ky lloj sigurimi i jetës quhet sigurimi me pjesëmarrje në fitim", informojnë nga AMS.

Shoqëritë e sigurimeve në korrik kanë paguar 6,3 milionë denarë (102.000 euro) për familjet apo bartësit e të drejtës për të paguar dëmet në rastet e vdekjes së personave që kanë siguruar jetën e tyre. Ky lloj sigurimi nuk përfshin pjesëmarrjen në fitim, që do të thotë se vetëm rreziku i vdekjes është i siguruar dhe nëse nuk ndodh brenda periudhës kohore të rënë dakord për të cilën sigurimi është i vlefshëm, fondet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimit, me të cilin është lidhur kontrata.

!Për llojin më të ri të sigurimit të jetës në tregun tonë, i njohur gjerësisht me emrin sigurimi junit-linkd, shoqëritë në korrik kanë paguar 5,56 milionë denarë (90.000 euro). Përveç sigurimit të jetës, ky produkt ofron edhe investimin e një pjese të parave në letra me vlerë që tregtohen në bursat botërore. Pikërisht për shkak se i siguruari zgjedh se në cilat letra me vlerë do të investohen fondet e tij në këtë lloj sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga vetë i siguruari", theksojnë nga AMS.

 

"Qytetarët në muajin korrik kanë investuar gjithsej 64,5 milionë denarë (1,05 milionë euro) në të gjitha llojet e sigurimit të jetës. Më shumë se gjysma e shumës totale të fondeve të investuara i referohen policave që sigurojnë vetëm rrezikun e vdekjes dhe që nuk mbartin të drejtën për të marrë pjesë në fitim. Qytetarët në shtatë muajt e parë të vitit kanë investuar 1,21 miliardë denarë (20 milionë euro) në sigurimin e jetës, theksojnë nga AMS.

AMS-ja, në kuadër të kompetencave të saj, kujdeset të sigurojë rakordimin e politikave afariste të aplikuara për vlerësimin e detyrimeve, si dhe llojet e investimeve dhe vlerësimin e fondeve të shoqërive të sigurimeve. Shoqëritë e sigurimeve në vazhdimësi respektojnë këto kërkesa ligjore. ls/

Foto: AMS

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR