• e hënë, 23 dhjetor 2024

Amon: Në interes të Austrisë është Maqedonia e Veriut sa më parë të inkuadrohet në BE, kjo është çështje e stabilitetit dhe përparimit ekonomik

Amon: Në interes të Austrisë është Maqedonia e Veriut sa më parë të inkuadrohet në BE, kjo është çështje e stabilitetit dhe përparimit ekonomik

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Ministri krahinor austriak për çështje evropiane dhe ndërkombëtare, arsim dhe resurse njerëzore të Stirisë, Verner Amon në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e vet, shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, porositi se Stirinë duhet ta shohim si partnere të besuehsme në rrugën tonë drejt BE-së.

Amon, theksoi se Austria i takon atyre vendeve të cilat fuqishëm e mbështesin inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor dhe para së gjithash Maqedonisë së Veriut në BE, sepse, siç tha, "me rëndësi është kur bota prëballet me destabilitete të mëdha, të ketë stabilitet në rajon, ndërkaq anëtarësimi në BE do të kontribuonte për stabilitet më të madh".

"Është në interes të Austrisë vendet nga Ballkani Perëndimor, e para së gjithash Maqedonia e Veriut, sa më aprë të inkuadrohen në BE sepse për të gjithë ne në Evropë kjo është çështje e stabilitetit, e përparimit ekonomik. Sepse konsideroj se pritja tejet e gjatë gjithsesi çon drejt frustrimit dhe duhet pasur kujdes, t'i bindim njerëzit të mos zhgënjehen në rrugën drejt BE-së. Dhe mu ai përparim me të vërtetë duhet edhe të shpërbëehet dhe së shpejti të rezultojë me inkuadrim në BE", tha Amon, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse viti 2030 është qëllimi real për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Osmani dhe Amon sot nënshkruan Deklaratë të përbashkët për bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Krahinës së Stirisë (Republika e Austrisë) dhe Letër për qëllime për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Alpe-Adria.

Sipas Amon, bëhet fjalë për një Aleancë të vjetër nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar e cila dëshiron t'i bashkojë shtetet nga rajoni i Adriatikut në mënyrë që më lehtë të mund të realizohen interesat e përbashkëta evropiane. Në të bëjnë pjesë Sllovenia, Kroacia, Hungaria, si dhe disa krahina austriake. Kjo është, thotë ai, një sinjal shumë i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe për Maqedoninë e Veriut dhe pret nënshkrimi i dokumentit - Letra për qëllime të rezultojë me projekte konkrete dhe bashkëpunim në shkencë, arsim dhe ekonomi.

Ministri Osmani theksoi se Stiria, si investuese e rëndësishme evropiane, ka prani të konsiderueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shparkase, Grave dhe disa investime të tjera nga Stiria, tha ai, flasin për nivel të lartë të bashkëpunimit ekonomik, që ka për qëllim të kontribuojë për zhvillim më të shpejtë ekonomik, por edhe për qëndrueshmëri të ekonomisë sonë, duke na çuar një hap më afër BE-së.

Me këtë vizitë, u dakordua edhe osmani, hapen mundësi të reja për ndërlidhje dhe bashkëpunim mes shtetit tonë dhe krahinës austriake në sfera të ndryshme sektoriale dhe shprehi gatishmëri të plotë për dinamikë të mëtutjeshme në bashkëpunimin me Stirinë.

Deklarata e përbashkët e nënshkruar për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe krahinës së Stirisë, si dhe Letra prë qëllime për inkuadrim të vendit drejt nismës rajonale Aleanca Alpe-Adria, theksoi Osmanil do të mundësojë t'i shfrytëzojmë programet dhe strukturat e BE-së në interes të procesit tonë eurointegrues. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR