• e hënë, 23 dhjetor 2024

Amnesti: Zbatimi i dënimit me vdekje në botë në nivelin më të lartë nga viti 2015

Amnesti: Zbatimi i dënimit me vdekje në botë në nivelin më të lartë nga viti 2015

Uashington, 29 maj 2024 (MIA) - Zbatimi i dënimit me vdekje arriti nivelin më të lartë në botë nga viti 2015, njoftoi organizata për të drejtat e njeriut Amnesti interneshënëll. Të paktën 1.153 persona ishin ekzekutuar në vitin 2023 në 16 vende.

Numri është rritur për 31 për qind në krahasim me vitin e kaluar kur ishin kryer 883 dënime me vdekje.

Shumica e ekzekutimeve, gati tre e katërta e numrit të përgjithshëm në botë, ishin kryer në Iran. Në atë vend në vitin 2023 ishin ekzekutuar të paktën 853 persona, që është rritje për 48 për qind në krahasim me vitin e kaluar. 

Në vendin e dytë është Arabia Saudite me 172 ekzekutime, që përfaqëson 15 për qind të numrit të përgjithshëm në botë.

Somalia dhe SHBA-ja, gjithashtu, shënuan rritje të dënimeve me vdekje vitin e kaluar në 38 dhe 24.

Numri i vendeve të cilat shfrytëzojnë dënim me vdekje ra në nivelin më të ulët rekord në vitin 2023, pasi vendet si Bjellorusia, Japonia, Mjanmari dhe Sudani Jugor nuk shënuan ekzekutime.

Megjithatë, numri i dënimeve të reja me vdekje në mbarë botën në vitin 2023 u rrit për 20 për qind në 2.428. Dënimi me vdekje është hequr, me ligj ose në praktikë, nga 144 vende. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR