• e enjte, 04 dhjetor 2025

Amnesti Interneshënëll: Izraeli po kryen një fushatë të qëllimshme të urisë në Gazë

Amnesti Interneshënëll: Izraeli po kryen një fushatë të qëllimshme të urisë në Gazë

Londër, 18 gusht 2025 (MIA) - Organizata joqeveritare Amnesti Interneshënëll sot publikoi se Izraeli po kryen një fushatë të qëllimshme të urisë në Rripin e pushtuar të Gazës, duke shkatërruar sistematikisht shëndetin, mirëqenien dhe strukturën shoqërore të popullsisë palestineze.

Në kumtesën, organizata për të drejtat e njeriut kumtoi se dëshmitë e reja që ka mbledhur zbulojnë se kombinimi vdekjeprurës i urisë dhe sëmundjeve nuk është një nënprodukt i pafat i operacioneve ushtarake izraelite, por është rezultat i qëllimshëm i planeve dhe politikave që Izraeli ka hartuar dhe zbatuar gjatë 22 muajve të fundit.

"Përderisa autoritetet izraelite kërcënojnë se do të nisin një pushtim tokësor të plotë të qytetit të Gazës, dëshmitë që kemi mbledhur janë shumë më tepër sesa thjesht rrëfime vuajtjesh; ato janë një akuzë e ashpër ndaj një sistemi ndërkombëtar që i ka dhënë Izraelit leje për të torturuar palestinezët me një pandëshkueshmëri pothuajse totale për dekada të tëra", tha drejtoresha e organizatës për kërkim, përfaqësim, politikë dhe fushatë, Erika Gevara Rosas. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR