• e hënë, 23 dhjetor 2024

Amerika do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit shkaku i mbështetjes për Rusinë

Amerika do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit shkaku i mbështetjes për Rusinë

Uashington, 22 shkurt 2024 (MIA) - SHBA-ja do të vendosë "sanksione shtesë" kundër Iranit për shkak të mbështetjes së vendit për invazionin rus në Ukrainë.

Këtë sot e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi.

"Do të vendosim sanksione shtesë ndaj Iranit në ditët në vijim dhe jemi të gatshëm të shkojmë edhe më tej nëse Irani furnizon me raketa balistike Rusinë", tha Kirbi. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR