• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambientalistë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria kundër garës së paralajmëruar me varka motorike në Liqenin e Ohrit

Ambientalistë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria kundër garës së paralajmëruar me varka motorike në Liqenin e Ohrit

Ohër, 15 janar 2024 (MIA) - Më shumë se 50 shoqata të qytetarëve, asociacione ekologjike dhe institucione, nga vendi dhe nga Shqipëria fqinje ngritin nismë që të parandalohet mbajtja e ngjarjes "F1H2O", e caktuar për mbajtje në qershor të këtij viti në pjesën e Liqenit të Ohrit në Pogradec, të Shqipërisë fqinje. 

Ngjarja "F1H2O" është pjesë e kampionatit botëror në garë me varka motorike me turne të larta, për të cilat vlerësohet se kanë ndikim negativ në mjedisin jetësor, botën e gjallë dhe eko-sistemin, ngjarje të cilat zakonisht mbahen në sipërfaqe të hapura ujore si dete dhe oqeane, ndërsa jo në sipërfaqe të mbyllura ujore siç është Liqeni i Ohrit. 

Sipas parashtruesve të nismës për parandalim të organizimit të ngjarjes së tillë, gjatë kohës së vetë garës në ujë dhe në ajër për vetëm disa ditë do të lirohen gazra të dëmshme ekuivalente në atë që i lëshojnë automjetet motorike si në breg ashtu edhe në uji gjatë gjithë vitit kalendarik. 

Për atë se si mund të jenë ndikimet negative për mbajtje të ngjarjeve të ngjashme në Liqenin e Ohrit, më shumë do të prezantohet në konferencën për media që për nesër e caktuan përfaqësues të Institucionit Kombëtar "Enti Hidrobiologjik - Ohër" dhe të shoqatave të qytetarëve dhe asociacione nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. 

Konferenca e caktuar për media është paraparë për nesër në Ohër me fillim nga ora 12. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR