• e diel, 22 dhjetor 2024

Ambasadorja e Suedisë, Ami Larson do të mbajë fjalim në mbledhjen e Qeverisë

Ambasadorja e Suedisë, Ami Larson do të mbajë fjalim në mbledhjen e Qeverisë

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Me ftesë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhain do të drejtohet në fillim të seancës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila duhet të mbahet sot.

Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, Larson Xhain para përfaqësuesve të Qeverisë do t'i referohet prioriteteve dhe ngjarjeve aktuale të presidencës suedeze me Këshillin e BE-së.
 
Për konkluzionet dhe vendimet nga seanca qeveritare, opinioni do të informohet pas përfundimit të seancës, theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë. ls/ 
Foto: MIA arkiv
 

QËNDRONI TË LIDHUR