Ambasadorja e re gjermane Dreksler në takim me kryetarin e Kuvendit Xhaferi
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot do të ketë takim protokollar me ambasadoren e sapoemëruar gjermane në vend, Petra Dreksler.

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot do të ketë takim protokollar me ambasadoren e sapoemëruar gjermane në vend, Petra Dreksler.
Ambasadorja Dreksler më datën 6 të këtij muaji do t'ia dorëzojë letrat kredenciale presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Petra Dreksler vjen në pozitën e Anke Holshtajn, e cila e kryente funksionin ambasadore e Republikës së Gjermanisë në Shkup nga viti 2020.
Foto: Arkivi i MIA-s