• e premte, 05 dhjetor 2025

Ambasadori turk Ulusoj dhe kryetari i komunës së Gostivarit Limani njoftuan bashkëpunime të reja

Ambasadori turk Ulusoj dhe kryetari i komunës së Gostivarit Limani njoftuan bashkëpunime të reja

Gostivar, 30 shtator 2025 (MIA) - Ambasadori i Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj sot realizoi vizitë pune në Gostivar dhe u takua me u.d. kryetarin e komunës Valbon Limani.

Nga shërbimi për informim i komunës së Gostivarit theksuan se takimi kaloi në bisedë konstruktive. Kryetari i komunës Limani e ka vlerësuar këtë vizitë si nder dhe shprehu falënderim për mundësinë e bashkëpunimit me Turqinë.

"Nder dhe gëzim të prisja sot ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy. Folëm për bashkëpunime të shumta, të cilat janë të natyrshme me një shtet vëlla si Turqia", u shpreh Limani. sa/

foto: Komuna e Gostivarit

QËNDRONI TË LIDHUR