Ambasadori spanjoll Ortiz: Kryeministri Micskoski kryeministër për thjeshtësi dhe normalitet, i priste të gjithë formalitetet në aeroport
- Ambasadori spanjoll në vend Rafael Soriano Ortiz, sot përmes një publikimi në rrjetin social Iks, ka lavdëruar kryeministrin Hristijan Mickoski i cili mëngjesin e sotëm, ashtu siç thuhet në publikim, i ka kaluar të gjitha formalitetet në aeroportin e Shkupit, si të gjithë udhëtarët e tjerë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:39, 28 shkurt, 2025

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Ambasadori spanjoll në vend Rafael Soriano Ortiz, sot përmes një publikimi në rrjetin social Iks, ka lavdëruar kryeministrin Hristijan Mickoski i cili mëngjesin e sotëm, ashtu siç thuhet në publikim, i ka kaluar të gjitha formalitetet në aeroportin e Shkupit, si të gjithë udhëtarët e tjerë.
"Mëngjesin e sotëm mora një fluturim për në Stamboll. Në linjën e kontrollit turistik takova kryeministrin Hristijan Mickoski i cili kaloi formalitetet, duke përfshirë kontrollet përkatëse, si dhe çdo udhëtar tjetër. Kryeministër shembullor i thjeshtë dhe normalitet. Të lumtë!", ka shkruan Ortizi në rrjetin Iks.
Paraprakisht, ashtu siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, Mickoski sot udhëton për vizitë në Republikën e Turqisë. Kryeministri do të ketë takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, pas çka do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët politike për themelimin e një këshilli të lartë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky Këshill u themelua me qëllim të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët në nivel dypalësh, rajonal dhe global. rq/
Foto: Printskrin