• e premte, 05 dhjetor 2025

Ambasadori shqiptar Mejdani për vizitë në Dibër

Ambasadori shqiptar Mejdani për vizitë në Dibër

Dibër, 17 shtator 2025 (MIA) - Ambasadori shqiptar Denion Mejdani sot e vizitoi komunën e Dibrës, ku u takua me kryetarin e komunës, Hekuran Duka.

"Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të takohem dhe të bashkëpunoj me ekselencën e tij, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Denion mejdani", shkroi Duka në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

Shtoi se me përgjegjësi të madhe dhe përkushtim, ambasadori e kryen misionin e vet diplomatik, duke dhënë kontribut të vlefshëm në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

"Takimet tona ishin të frytshme dhe inspiruese, prandaj shpreh falënderim dhe respekt ndaj punës dhe vizionit të tij. Ambasadori Mejdani e shndërroi Dibrën në qendër që e vizitojnë shumë ambasadorë të tjerë dhe kjo pa dyshim do t'u sjellë përfitime komunës dhe banorëve të saj", theksoi Duka.

Shprehi falënderim edhe në emër të banorëve të komunës, në të cilën me nismë të tij disa herë qëndruan ambasadorë nga disa shtete.

Disa prej tyre ishin edhe për vizitë në Manastirin e njohur Bigorski, ku u njoftuan me historinë e tij mijëvjeçare, Muzeun e qyteton dhe xhaminë Inqar, e cila është ndërtuar në vitin 1467. ab/

fotо: FB Hekuran Duka

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR