• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori rus nuk erdhi në MPJ-në polake pasi u thirr në lidhje me incidentin e djeshëm me raketa

Ambasadori rus nuk erdhi në MPJ-në polake pasi u thirr në lidhje me incidentin e djeshëm me raketa

Varshavë, 25 prill 2024 (MIA) - Ambasadori rus në Poloni, Sergej Andreev, nuk ka ardhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Varshavë, edhe pse është thirrur atje, tha zëdhënësi i departamentit Pavel Vronski, cituar nga mediat ruse dhe britanike.

Diplomati u thirr në lidhje me incidentin e ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur Ministria e Mbrojtjes e Polonisë raportoi një shkelje të hapësirës ajrore të vendit në kufirin me Ukrainën. Sipas tij, bëhet fjalë për një raketë lundrimi ruse.

Sipas komandës ushtarake polake, raketa e lëshuar nga Forcat ajrore ruse hyri në hapësirën ajrore polake në zonën e qytetit Oserdov në Dukën e Lublinit në kufi me Ukrainën dhe u largua pas 39 sekondash. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR