• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori Meris do t'i prezantojë para deputetëve prioritetet e presidencës belge me BE-në

Ambasadori Meris do t'i prezantojë para deputetëve prioritetet e presidencës belge me BE-në

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA)  - Në seancën e përbashkët të Komisionit kuvendor për çështje evropiane dhe Këshillit nacional për Intergrime Evropiane do të prezantohen prioritetet e presidencës belge me BE-në.

Programi dhe prioritetet për punën e presidencës belge me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar - qershor 2024  do të prezantohen nga ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Frederik Meris.

Meris, në një ngjarje në Shkup muajin e kaluar të organizuar nga Lëvizja Evropiane, tha se një nga prioritetet do të jetë edhe zgjerimi i Unionit. 

"Zgjerimi i Unionit është gjithashtu një temë shumë e rëndësishme në agjendën e presidencës belge. Belgjika është e bindur për rëndësinë strategjike të zgjerimit. Ajo është gjithashtu e bindur se është një proces i bazuar në merita, i cili kërkon edhe reforma. Por gjithashtu, gjatë presidencës sonë, ne duam të arrijmë disa rezultate në drejtim të zgjerimit, duam të kemi një kuadër negociuese me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi", theksoi Meris.

Më pas ambasadori përmendi edhe Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në të cilin, theksoi, duhet të finalizohen të gjitha rregulloret financiare, të cilat duhet të futen në mënyrë që ai të zbatohet më shpejt. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR