• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ambasadori i Shqipërisë dhe i Italisë për vizitë në Dibër dhe Gostivar

Ambasadori i Shqipërisë dhe i Italisë për vizitë  në Dibër dhe Gostivar

Dibër, 23 prill 2025 (MIA) -  Ambasadori i Shqipërisë dhe ai i Italisë në vendin tonë, Denion Meidani dhe Paolo Palminteri dje kanë vizituar Dibrën dhe Gostivarin, njoftoi mbrëmë Meidani në Fejsbuk. 

Në Dibër, ambasadorët u takuan me Kryetarin Hekuran Duka, me të cilin biseduan  për "sfidat dhe potencialin e projekteve zhvillimore që mund të mbështeten në nivel lokal". 

Në Gostivar, në shoqërinë e Kryetarit Limani, ata i kanë vizituar Qendrën për Autizëm "Blue Puzzle" dhe Qendrën Rinore iCan - dy hapësira që frymojnë dashuri, përfshirje dhe përkushtim të vërtetë për fëmijët dhe të rinjtë. 

 

Ambasadori Meidani vlerësoi lart përkushtimin e autoriteteve vendore dhe shprehu mbështetjen e ambasadës për nismat që ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe ndikojnë pozitivisht në komunitet.

"Në Dibër për një kafe dhe një bisedë të përzemërt me Kryetarin e Komunës, Hekuran Duka, një ndalesë që të kujton se mikpritja dhe vizioni për të ardhmen janë pjesë e ADN-së së këtij qyteti. Më pas në Gostivar në shoqërinë e Kryetarit Limani, vizituam Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle” dhe Qendrën Rinore iCan; dy hapësira që frymojnë dashuri, përfshirje dhe përkushtim të vërtetë për fëmijët dhe të rinjtë. Në të dyja vizitat pata kënaqësinë të shoqërohesha nga miku im, Ambasadori i Italisë në Shkup, Paolo Palminteri" ka shkruar Meidani në Fejsbuk.

Ai thekson se "kjo ishte një ditë që tregoi sërish se diplomacia është edhe pranë njerëzve, aty ku bëhen gjërat me zemër dhe ku angazhimi për shoqëri më të drejta merr kuptim të plotë". 

Foto: Fejsbuku i Meidanit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR