• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadori gjerman Graf në një takim me Taravarin ka biseduar për mbështetjen për ndryshimet kushtetuese

Ambasadori gjerman Graf në një takim me Taravarin ka biseduar për mbështetjen për ndryshimet kushtetuese

Gostivar, 28 shkurt 2023 (MIA) - Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Gjermanisë Federale, Oto Graf, ka zhvilluar një takim me liderin e partisë politike Aleanca për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, ku kanë biseduar për gjendjen aktuale në skenën politike.

Në takimin në zyrën e kryetarit, Graf personalisht përgëzoi zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë dhe përshëndeti këtë lëvizje për t'iu bashkuar shumicës qeveritare.

Ne jemi dakord që qytetarët e këtij vendi të shohin rrugën e tyre që të çon në BE dhe të vazhdojnë të ecin përgjatë saj. Gjëja tjetër që duhet bërë janë ndryshimet kushtetuese dhe në cilën mënyrë mund të bëhen, tha pas takimit u.d. ambasadori Graf.

Takimi, siç u tha, është rënë dakord paraprakisht dhe është pjesë e bashkëpunimit dhe zhvillohet menjëherë pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të qeverisë nga radhët e ASH-së. Nikoqiri Taravari konfirmoi se prioritet i partisë do të jetë angazhimi për të siguruar një numër të mjaftueshëm deputetësh për të votuar ndryshimet në Kushtetutën e RMV-së.

"Cilat janë hapat e ardhshëm të Qeverisë dhe mundësia e krijimit të shumicës prej 80 deputetësh që do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Shpresoj që Aleanca për Shqiptarët të japë një kontribut të rëndësishëm në periudhën e ardhshme, si në drejtim të ndryshimeve kushtetuese, ashtu edhe në qeverisjen dhe menaxhimin më të mirë të institucioneve", tha Taravari. sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR