• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori Gir për vizitë në Komunën e Negotinës

Ambasadori Gir për vizitë në Komunën e Negotinës

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, sot do ta vizitojë Komunën e Negotinës.

Siç njoftojë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, kjo është vizita e dhjetë nga seria e vizitave në komuna të Girit pas hapjes së negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022. Qëllimi i vizitave është të prezantohen hapat e reja në procesin e negociatave për inkuadrim në BE dhe ndikimi i tyre ndaj jetës së përditshme të qytetarëve.

Gjatë qëndrimit të tij në Negotinë, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e komunës së Negotinës, Goran Stojanov, me anëtarët e Këshillit të komunës dhe me përfaqësues të organizatave civile.

Ai do të vizitojë edhe disa projekte të financuara nga BE-ja dhe do të marrë pjesë në kafe-debatin me qytetarët, me qëllim që të përgjigjet në pyetje lidhur me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR