• e hënë, 16 dhjetor 2024

Ambasadori Gir ia dorëzoi gjykatëses Ademi raportin e KE-së me vlerësimet për Gjykatën Supreme

Ambasadori Gir ia dorëzoi gjykatëses Ademi raportin e KE-së me vlerësimet për Gjykatën Supreme

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ambasadaroi i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir, sot kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e ri për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Siç informojnë nga Gjykata Supreme, ambasadori Gir në fjalimin e tij i ka theksuar aktivitetet dhe angazhimet e Gjykatës Supreme të cilat janë shënuar në mënyrë pozitive, duke theksuar se sundimi i drejtësisë, pavarësia, efikasiteti dhe transparenca e gjyqësorit kanë rol kyç për aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Gjykata Supreme është e përkushtuar në këto parime për çka tregon edhe Raporti i ri i Bashkimit Evropian. 

Kryetarja e Gjykatës Supreme duke e falënderuar ambasadorin Gir për dorëzimin zyrtar të Raportit të Bashkimit Evropian në gjykatën më të lartë në shtet, theksoi se për përmbushjen e standardeve evropiane nevojiten vullnet, vendosmëri, qasje serioze, si dhe zbatim dinjitoz i parimeve për gjyqësor të pavarur. 

"Ajo që ka rëndësi të veçantë për Gjykatën Supreme është se në Raportin e ri, ashtu si vitin e kaluar, gjykata më e lartë në vend është vlerësuar sërish pozitivisht, që është konfirmim i angazhimeve të vazhdueshme. Kjo është një kënaqësi e madhe për ne. Ne kemi vënë shumë përkushtim dhe energji në këtë plan. Raporti thekson aktivitetet e Gjykatës Supreme në drejtim të konsistencës së vendimeve gjyqësore, avancimit të praktikës gjyqësore, transparencës, punës së Këshillit për gjyqësor të hapur dhe vendosjes së qëndrimeve parimore të bazuara në standardet evropiane", theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme. fc/

Fotografia: Gjykata Supreme

QËNDRONI TË LIDHUR