• e diel, 22 dhjetor 2024

Ambasadori Gir: Është koha për aksion, ta ruajmë Prespën

Ambasadori Gir: Është koha për aksion, ta ruajmë Prespën

Resnjë, 12 korrik 2024 (MIA) - Grumbullimi më i mirë dhe trajtimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbeturinave të ngurta, hapja e vendkalimit kufitar "Markova Noga", janë vetëm disa nga aktivitetet që do të realizohen në Rajonin e Prespës në kuadër të projektit "EU4Prespa", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe UNDP.

Projekti, siç theksoi në promovimin e sotëm në Resnjë, euroambasadori Dejvid Gir, ndërkaq në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorian, kryetari i komunës Jovan Tozievski, zëvendëskryeminitri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, përfshin edhe mbështetje për organizatat joqeveritare lokale dhe institucionet, me qëllim që të mbrohet trashëgimia natyrore dhe kulturore e Prespës.

"Kombinimi i efekteve nga ngrohja globale dhe aktiviteti njerlzor ka pjesëmarrje dramatike ndaj nivelit të ujit të Liqenit të Prespës, dhe rrjedhimisht me atë, edhe ndaj ambientit që e rrethon. Është koha për aksion të tentojmë ta kthejmë këtë trend. Të gjithë faktorët në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Greqi, autoritetet nacionale dhe lokale, shoqëria civile, komuniteti afarist dhe komuniteti ndërkombëtar duhet së bashku ta arrijnë qëllimin e njejtë, e ai është ruajtja e kltij vendi të jashtëzakonshëm dhe ruajtja e ekzistencës ë njerëzve që jetojnë këtu", tha Gir.

Me zbatimin e aktiviteteve, theksoi, do të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme për Prespën.

"Suksesi varet nga përkushtimi i fuqishëm politik nga puhsteti lokale dhe qendror, përfshsirë investime edhe nga buxheti shtetëror. Është koha e fundit të jetësohet kjo", theksoi Gir, duke iu bërë thirrje të gjithë partnerëve relevant të angazhohen në interes të tërë Rajonit të Prespës.

Vlera e përgjithshme e programit është 21,5 milionë euro, prej të cilave 18 milionë euro, janë siguruar nga BE-ja, të cilat, sipas Girit, do të mundësojnë gjelbërim të bizneseve të bujqve lokal dhe provajderëve turistik dhe t'i krijojnë vendet e tyre të punës.

Liqeni i Prespës, iç theksoi përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorian, është shtëpi e mbi 2.000 llojeve të ndryshme të cilat janë të rrezikuara për shkak të ndikimeve negative, sepse nevojiten përpjekje më të mëdha për t'u mbrojtur liqeni.

Realizimi i aktiviteteve të parapara, siç theksoi, do ta përforcojnë mbrojtjen e biodiversitetit në Liqenin e Prespës dhe do t'i avancojnë angazhimet për bujqësi të qëndrueshme dhe turizëm njëkohësisht duke punuar në intervenime më të mëdha infrastrukurore lidhur me ujërat e zeza dhe menaxhimin me mbeturinat.

Projekti BE për Prespën do të zbatohet në partneritet me ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe për Çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe Vetëqeverisjes Lokale në Resnjë.

Për zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, realizimi i aktiviteteve nga projekti, i cili vërejti se është rreth katër buxhete vjetore të Komunës së Resnjës, do të kontribuojnë për përmirësimin e turizmit dhe bujqësisë në Presspë, të cilat, siç theksosi, janë dy shtyllat kryesore.

Ministri i Bujqësisë, Tripunovski sqaroi se në pjesën e kultivimit të mollës do të zbatohen praktika të mira bujqësore dhe implementimi i masave agroekologjike, do të bëhet sendërtimi  i sistemit për paralajmërim të hershëm për mbrojtjen e bimëve dhe optimizim të ujitjes, me qëllim të bujqësisë fitimprurëse, si dhe vendosjen e prodhimtarisë organike me qëllim të konkurrencës në tregje.

Kryetari i komunës Tozievski shprehi falënderim që sot mund të shihen frytet e para nga projekti "BE për Prespën", i cili është një prej më të rëndësishme për zhvillim të rajonit të Prespës.

Rajoni i Prespës tashmë është shfrytëzues i programit "BE4Prespa" përmes katër granteve të ndara organizatave lokale qytetare dhe dy marrëveshjeve për kontribut të nënshkruara me UNDP-në. Plotësisht, 7,7 milionë euro mjete financiare nga BE-ja në kuadër të programit për bashkëpunim tejkufutar mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në dispozicion për hapje të sërishme të vendkalimit kufitar "Markova Noga". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR