• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov në bisedë në MPJ

Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov në bisedë në MPJ

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) -  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do të thërrasë ambasadorin bullgar në vend, Zheljasko Radukov për fotografimin para flamurit bullgar gjatë takimit të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska në takimin pardje në Sofje.

"Lidhur me paralajmërimin e presidentes Siljanovska Davkova informojmë se gjatë ditës së nesërme në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme në bisedë do të thirret ambasadori i Republikës së Bullgarisë", deklaruan për MIA-n dje nga MPJ-ja. 

Për sot në orën 11 është caktuar brifing për media nga shefi i diplomacisë Timço Mucunski për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme, si dhe për çështjet aktuale në sferën e punës së MPJ dheTJ.

Nga Kabineti i presidentes Siljanovska - Davkova dje paralajmëruan se do të kërkojnë shpjegim për fotografinë para flamurit bullgar të bërë në kabinetin e presidentit të Bullgarisë, por, siç theksojnë nga atje, një veprim dhe akt i tillë nuk ishte paraparë e as dakorduar. 

"Ajo që i hodhi hije ngjarjes ishte devijimi nga protokolli i rënë dakord për takimin, sipas të cilit nuk duhej të ketë fotografi brenda hapësirës së mbyllur. Por, për fat të keq, para fillimit të takimit tet-a-tet, presidenti Radev e ftoi presidenten të bëjnë një fotografi të përbashkët para flamurit bullgar, ndonëse një lëvizje dhe akt i tillë nuk ishte paraparë apo dakorduar. Duam të besojmë se bëhet fjalë për një mosvënie re protokollare, e jo për një procedurë dhe devijim të qëllimshëm nga ajo e dakorduar dhe se nesër do të kërkojmë shpjegim nga pala bullgare", theksuan nga kabineti i presidentes Siljanovska Davkova.

LSDM-ja opozitare dhe dje reagoi për vizitën në Sofje, duke akuzuar se presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE-ja po kërcënojnë identitetin e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e saj.

Sipas LSDM-së, "presidentja dhe partia në pushtet iniciuan një skandal diplomatik me të cilin lejuan Bullgarinë të poshtërojë dhe të fshijë fjalën me shtetin dhe qytetarët e Maqedonisë".

"Për herë të parë një burrështetas është takuar me një burrështetas pa asnjë shenjë shtetërore dhe ky është një skandal i paprecedentë. Kjo është fyerje dhe nënçmim i shtetit dhe qytetarëve të tij", tha në një konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

VMRO-DPMNE, në reagimin e konferencës për media të LSDM-së deklaroi se "nuk nevojiten leksione nga një parti e cila kur ishte në pushtet e çoi vendin në kriza të panumërta diplomatike dhe poshtërime ndërkombëtare".

"Në kohën kur LSD-ja ishte në pushtet, pamë se si u negociua me dyer të mbyllura, si u ndryshua emri i shtetit pa konsultim real me popullin dhe si u promovuan politika që poshtëronin interesat tona kombëtare. Shitën gjithçka që mund të shitej dhe tani, nga opozita, kritikojnë dhe sulmojnë me hipokrizi. Për dallim nga LSD-ja, VMRO-DPMNE-ja qëndron fuqishëm pas interesave kombëtare të Maqedonisë dhe vazhdon ta udhëheq vendin drejt rrugës së dinjitetit dhe krenarisë", theksuan nga VMRO-DPMNE-ja.

Takimi i Radevit dhe Siljanovska Davkovës ishte pjesë e aktiviteteve të presidentes së Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së saj në Sofje me rastin e shfaqjes së Operës së Maqedonisë në Sofje me "Nabuko", si hap i diplomacisë kulturore. Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut ishte dhe ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës Zoran Lutkov.

Ambasadori i sapoemëruar i Bullgarisë Zheljasko Radukov ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Siljanovska Davkova më 10 shtator, duke e zëvendësuar ambasadorin e mëparshëm Angell Angellov. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR