Ambasadoret e Sllovakisë dhe Holandës: Reformat janë me rëndësi kyçe për integrimet evropiane
- Ambasadoret e Sllovakisë dhe Holandës, Iveta Hricova dhe Uzlem Xhanel, në konfernecën plenare të Konventës nacionale për BE në Maqedoni të veriut, që u mbajt sot në Kuvend, dërguan porosi se reformat janë me rëndësi kyçe për integrimet evropiane, ndërkaq sundimi i së drejtës është pika kyçe e inkuadrimit në BE.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:23, 26 nëntor, 2025
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Ambasadoret e Sllovakisë dhe Holandës, Iveta Hricova dhe Uzlem Xhanel, në konfernecën plenare të Konventës nacionale për BE në Maqedoni të veriut, që u mbajt sot në Kuvend, dërguan porosi se reformat janë me rëndësi kyçe për integrimet evropiane, ndërkaq sundimi i së drejtës është pika kyçe e inkuadrimit në BE.
Ambasadorja sllovake hricova theksoi se Sllovakia, së bashku me shtetet-anëtare të BE-së qëndron fuqishëm pas vendit, duke cekur se përveç mbështetjes së fuqishme dhe ndihmës teknike dhe financiare, e ndan edhe prëvojën që ata e përfituan në rrugën e tyre drejt BE-së.
Ajo theksoi se vendet-anëtare e ndjekin përparimin prej së afërmi në shumë sfera, ndërsa fushat kyçe si sundimi së drejtës, institucionet e pavarura dhe çështjet kushtetuese të cilat janë të lidhura me procesin inkuadrues, jo sepse janë kërkesa formale, por sepse këto sfera janë thelbi i çdo demokracie stabile. Ata, shtoi Hricova, krijiojnë besim, tërheqin investime, dhe u japin besim qytetarëve se shteti funkisonon në dobi të tyre.
Hricova theksoi se Sllovakia është e gatshme dhe do të vazhdojë të na mbështesë, tëndajë njohuri eksperte dhe të krijojë partneritet të afërt.
Ambasadorja holandeze në vend, Uzlem Xhanel, theksoi se platformat e këtilla të dialogut propozojnë mënyra për t'u tejkaluar sfidat e nihura dhe rajoni të lëvizë drejt BE-së. Tha se secili shtet i rjaonit është në rrugën drejt BE-së por në faza të ndryshme.
Sipas saj, raportet e këtij viti japin vlerësim të mirë se ku kanë përparuar shtetet dhe ku nuk ka pasur përparim, më me rëndësi në luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Plotësisht, theksoi, shtetet-anëtare, përfshirë edhe Holandën, të cialt janë të prnaishme në rajon, do të përkushtojnë përpjekje dhe resurse të konsiderueshme për t'i mbështetur këto reforma të rëndësishme.

Theksoi se ky është pozicioni konsistent i Holandës mu prej fillimit dhe sundimi i së drejtës është pikë kyçe në inkuadrimin drejt BE-së.
Koordinuesja nacionale e NKEU-MK dhe kryetarja e Lëvizjes evropiane, Mileva Gjurovska theksoi se vendi sërish qëndron para një hapi të rëndësishëm dhe të ndjeshëm në procesin evropian, përkatësisht, formalisht, negociatat janë hapur, por thelbësisht që[ndrojmë atje ku më së paku dëshirojmë.
Sipas saj, porosia na Konventa nga ky panel është se sot, më shumë se kurdo herë, na nevojitet dialog - transparent, inkluziv dhe i drejtë i cili do ta përforcojë lidhjen mes institucioneve dhe qytetarëve, dialog i sili e tejkalon izolimin që lindë paralelisht të vërteta dhe mundëson të ndërtojmë pasqyrë të përbashkët për problemet pavarësisht nga prirja politike. Shtoi se rruga evropiane nuk duhet të jetë valë e euforisë apo skepticizmit, por lëvizje e kujdesshme dhe dinjitoze drejt qëllimit përfundimtar. ab/
Foto: МIА