• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadorët e BE-së në kapitullin 35 nga negociatat mes Serbisë dhe BE-së i futën obligimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit

Ambasadorët e BE-së në kapitullin 35 nga negociatat mes Serbisë dhe BE-së i futën obligimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit

Beograd, 17 prill 2024 (MIA) - Siç ishte paralajmëruar që pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) i miratuan amandamentet dhe ndryshiemt e kapitullit 35 nga negociatat inkuadruese me Serbinë, të cilat kanë të bëjnë me obligimet që për Serbinë dalin nga marrëveshjet me Kosovën të arritura vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Me miratimin e këtij qëndrimi, obligimet e Serbisë nga Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit bëhen pjesë përbërëse e procesit të inkuadrimit të Serbisë në BE.

Në tekstin e harmonizuar, mes tjerash, ceket se përparimi në negociatat e Serbisë për inkuadrim në BE "do të matet posaçërisht në raport me angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të raporteve me Kosovën, si dhe kërkesa të tjera të përbajtura në pikën 23 të kornizës negociuese".

Në tekst ceket edhe se Serbia duhet tërësisht t'i zbatojë obligimet e veta të cilat dalin nga Marrëveshja për normalizim të rrugës mes Kosovës dhe Serbisë, sipas ankesit të saj për implementim, të dakorduar më 18 mars 2023, si dhe se "të gjitha diskutimet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në[ suaza të dialogut me mbështetje të BE-së".

Teksti për kapitullin negociues 35 do të konfirmohet me siguri të hënën në Këshillin për punë të jashtme të BE-së, pas çka do të dërgohet zyrtarisht në Beograd si tekst i Pozicionit negociues të BE-së për kapitullin 35.

Kapitulli 35 në kornizën negociuese për anëtarësim të Serbisë në BE, që quhet "çështje të tjera", në rastin me Serbinë e përfshin edhe normalizimin e raporteve me Prishtinën.

BE-ja çdoherë paralajmëronte se obligimet e Serbisë dhe Kosovës nga marrëveshjet e arritura në dialog do të jenë pjesë prëbërëse e rrugës evropiane për secilin vend.

Meqenëse Kosova nuk ka status të kandidates, obligimet nga dialogu do të prëfshihen në grupin special për normalizim. ab/

Foto. МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR