• e shtunë, 05 tetor 2024

Ambasada ukrainase e shënon Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Ambasada ukrainase e shënon Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Ambasada e Ukrainës dhe Shoqata e ukrainasve "Lesja Ukrainka", sot organizojnë ngjarje kushtuar Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, që do të mbahet në qendër të Shkupit.

Ky është viti i dytë që Ukraina e shënoi Ditën e Pavarësisë në kushte të luftës të përmasave të mëdha të Rusisë kundër Ukrainës.

Në pajtim me programin, ngjarja do të fillojë me marsh simbolik nga përmendorja "Taras Shevçenko" në Parkun "Gruaja luftëtare" deri "Aleja e Ukrainës", pas çka fjalime do të mbajnë ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir, kryetari i komunës së Qendrës në Shkup, Goran Gerasimovski dhe kryetari i Shoqatës së ukrainasve "Lesja Ukrainka", Oleksandër Urbanoviç.

Me rastin e Ditës së pavarësisë, do të prezantohet ekspozita "FËMIJËT E LUFTËS", e cila përbëhet nga vizatime të fëmijve ukrainas, kumtojnë nga Ambasada ukrainase. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR