• e diel, 22 dhjetor 2024

Ambasada turke shprehu mirënjohjen e saj për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Ambasada turke shprehu mirënjohjen e saj për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) -  Ambasada turke në Shkup i shprehu mirënjohje të sinqertë presidentit Stevo Pendarovski, Kuvendit, Qeverisë, institucioneve publike dhe komunave në vend, si dhe bashkësisë së biznesit, Kryqit të Kuq, organizatave joqeveritare, institucioneve arsimore, mediave, artistëve dhe gjithë popullit për solidaritetin e madh të shprehur pas tërmetit katastrofal i cili javën e kaluar e goditi Turqinë. 

"Republika e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saj për të mbështetur aktivitetet e shpëtimit në rajonet e prekura nga tërmeti katastrofik që ndodhi më 6 shkurt në Turqi, si dhe për grumbullimin dhe transferimin e ndihmës materiale dhe financiare për të prekurit", bëhet e ditur në kumtesën e Ambasadës turke.

Në kumtesë theksohet se populli në Maqedoninë e Veriut, pas katastrofës së shkaktuar, në frymën e solidaritetit, si dhe vëllazërisë dhe miqësisë shekullore, u bashkua me popullin turk.

“Ky unitet dhe kohezion mes popujve tanë, i shprehur në këtë periudhë të jashtëzakonshme, paraqet një trashëgimi të çmuar që do t'ua përcjellim gjeneratave të ardhshme", shtohet në kumtesë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR