• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasada e Britanisë në Shkup mirëpriti mysafirë në ngjarjen e shfaqjes së Kurorëzimit të madhërisë së tyre mbretit Çarllsi i Tretë dhe mbretëreshës Kamila

Ambasada e Britanisë në Shkup mirëpriti mysafirë në ngjarjen e shfaqjes së Kurorëzimit të madhërisë së tyre mbretit Çarllsi i Tretë dhe mbretëreshës Kamila

Shkup, 6 maj 2023 (MIA) - Ambasada e Britanisë në Shkup, mirëpriti mysafirë në Rezidencën britanike për ngjarjen e shfaqjes së Kurorëzimit të madhërisë së tyre Mbreti Çarlls dhe Mbretëresha Kamilla një ngjarje historike për Mbretërinë e Bashkuar dhe Komonuelthin.

Kurorëzimi, bëhet e ditur në kumtesën e Ambasadës Britanike në Shkup, u zhvillua në Uestminster Abi, Londër, drejtuar nga kryepeshkopi i Kenterburit. 

Ambasadori britanik Methju Lauson mirëpriti zyrtarët e qeverisë, shtetasit britanikë, të rinjtë, shoqërinë civile dhe ambientalistët nga Maqedonia e Veriut për të parë Kurorëzimin që pasqyronte Mbretërinë e Bashkuar moderne, të larmishme, shumëfetare dhe promovonte temat e rinisë, bashkësisë, diversitetit dhe qëndrueshmërisë.

"Duke festuar 30 vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut këtë vit, dëshirojmë të falënderojmë partnerët tanë të ngushtë, aleatët dhe miqtë në Maqedoninë e Veriut për kontributin e tyre në marrëdhëniet e forta dhe të vazhdueshme midis vendeve tona", qëndron në kumtesën e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Fotografitë: Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR