Ambasada amerikane për takimin Mickoski- O'Brajan: Theksohet roli i rëndësishëm që të gjitha partitë politike duhet ta kenë në mbështetjen e procesit eurointegrues
- Ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut sonte informoi për takimin e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 22:38, 30 nëntor, 2023

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut sonte informoi për takimin e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
"O'Brajan potencon se SHBA mbështet fuqishëm rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, si dhe rolin e rëndësishëm që të gjitha partitë politike në vend duhet ta kenë në mbështetjen e këtij procesi", thuhet në publikimin në Fejsbuk.
Më herët për takimin në fjalë kanë informuar edhe nga VMRO-DPMNE.
Foto: Faqja në Fejsbuk e ambasadës amerikane