• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Alvesh ka planifikuar të ikë në Brazil nëse lirohej me kaucion

Alvesh ka planifikuar të ikë në Brazil nëse lirohej me kaucion

Barcelonë, 17 shkurt 2024 (MIA) - Ish futbollisti i kombëtares braziliane, Daniell Alvesh ka planifikuar të ikë nga Spanja nëse lirohej me kaucion. Këtë e pohon shoku i tij i qelisë, me të cilin ka qenë në burg në 13 muajt e fundit. Sipas tij, Alvesh ia zbuloi qëllimin që të gjejë mënyrë të arrijë në vendlindje në Brazil, vend që nuk ka marrëveshje për ekstradim me Spanjën.

"Sa të lirohet, do të ikë në Brazil. Sigurisht do ta bëjë këtë", tha ai.

Ish fudbollistit të Barcelonës i gjykohet për përdhunim të një vajze 23-vjeçare në një klub të natës në Barcelonë natën mes 30 dhe 31 dhjetor të vitit 2022. Ai u arrestua dhe i kaloi 13 muajt e ardhshëm në burg.

Prokuroria kërkoi dënim maksimal prej 12 viteve. Pritet në afat prej një muaji të shpallet aktgjykmi për rasatin, e pastaj të ankimohet nga të dy palët.

Gjithsej tre herë avokatët e Alveshit kërkuan që ai të lirohet me kaucion, por gjyqtari refuzoi. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR