• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alternativa nuk do të marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet në kushtetutë

Alternativa nuk do të marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet në kushtetutë

Shkup, 8 prill 2023 (MIA) - Për ne nuk mund të ketë grupe punuese për hartimin apo përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese pa pasur paraprakisht një konsensus politik ndërmjet partive politike për mbështetje të atyre ndryshimeve, përmes të cilave duhet të hapet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp sekretarini përgjithshëm i Alternativës, Zekiria Ibrahimi.

Arsyeja e një vendimi të këtillë, siç theksoi Ibrahimi, është se nuk mund të ketë grupe punuese për hartimin apo përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese derisa të arrihet një konsensus politik ndërmjet partive politike në mbështetje të këtyre amendamenteve, përmes të cilit duhet të hapet rruga për integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian.

Ai thotë se partia e tij nuk mund të ulet në tavolinë dhe ta diskutojë këtë temë me partitë, të cilët ende nuk janë prononcuar rreth propozimit të tyre për ndryshime kushtetuese për të luftuar korrupsionin.

"Për sa kohë që çdo ditë denoncohen në gjykata raste të korrupsionit që dështojnë për shkak të vjetërsimit të tyre, ndërkohë që qeveria dhe partitë e tjera heshtin për propozimin tonë për sanksionimin kushtetues të rasteve të korrupsionit politik të paligjshëm, ne nuk kemi asnjë detyrim t'i përgjigjemi ftesave të tyre për të bërë fotografi dhe për të bërë që gjoja jemi pro ndryshimeve kushtetuese", ka shtuar Ibrahimi.

Ai tha se me këtë kujtojnë se për Alternativën nuk kanë kuptim ndryshimet kushtetuese nëse vendi me mjete indirekte vazhdon të sponsorizojë korrupsionin politik.

“Nëse dikush dëshiron ta shohë Alternativën si pjesë e këtyre debateve, së pari duhet të ofrojë mundësi reale për konsensus politik dhe së dyti, në rend dite të jetë propozimi për ndryshime kushtetuese të Alternativës për luftimin e korrupsionit politik”, tha Ibrahimi. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR