• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alternativa ende nuk ka propozim konkret për pozitat e tyre në Qeveri

Alternativa ende nuk ka propozim konkret për pozitat e tyre në Qeveri

Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) - Ende nuk kemi propozim konkret në tavolinë për pozicionet tona në qeverinë e ardhshme nëse do të formohej, tha sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit".

Ministri shtoi se nëse ka zgjerim të shumicës, ende nuk kanë informacion as se cilat janë pozitat të cilat Aleanca për Shqiptarët i ka siguruar dhe për këtë, siç tha, "nuk mund të komentoj se cilat janë pozitat tona".

Përndryshe, në fillim të shkurtit burime të Aleancës për Shqiptarët (ASH) për MIA-n informuan se Ministria e Drejtësisë bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë mbesin ndër dikasteret të cilat synojnë t'i udhëheqin.

Bisedimet për hyrje të ASH-së në koalicionin qeveritar janë kah fundi dhe sipas gjitha gjasave, siç paralajmëroi dje lideri i partisë dhe kryetar i Gostivarit, Arben Taravari , do të përfundojnë sot. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR