• e diel, 22 dhjetor 2024

“Alternativa” caktoi bartësit e funksioneve publike, Bekim Sali ministër i ri i Shëndetësisë

“Alternativa” caktoi bartësit e funksioneve publike, Bekim Sali ministër i ri i Shëndetësisë
Shkup, 18 dhjetor 2021 (MIA) – Kryesia qendrore e Alternativës sonte në mbledhjen e saj ka caktuar bartësit e funksioneve publike. Për nënkryetar të Kuvendit do të propozohet Hisni Ismaili, për ministër të Shëndetësisë Bekim Sali, për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratë Admirim Aliti, ndërsa minisër pa resor përgjegjës për diasporën Xhemail Çupi. Për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës është propozuar Lulzim Aliu, zëvendësministër i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës Daim Luçi. Në Kryesinë qendrore është vendosur edhe për emrat e disa prej posteve të drejtorëve. Për drejtor në MEPSO është propozuar Orhan Murtezani, për drejtor në Spitalin klinik të Tetovës Amir Elezi, drejtor i FPIMV- Dritan Bexheti, drejtor në SHA “Hekurudhat e Maqedonisë- Transport” Mubekir Palloshi, drejtor i Drejtorisë për Librat Amë Blerim Abazi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja është propozuar Bekim Emini. “Në mbledhje janë zgjedhur edhe bartësit e disa institucioneve tjera publike që do të zbardhen ditëve në vijim”, informojnë nga Alternativa. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR