• e martë, 26 nëntor 2024

Alpini e emëroi Zidanin ambasador të ekipit të Formula 1

Alpini e emëroi Zidanin ambasador të ekipit të Formula 1

Londër, 17 shkurt 2023 (MIA) - Kampioni i botës dhe i Evropës në kombëtaren franceze të futbollit, Zinedin Zidan, u bë ambasador i ekipit të Formula 1 Alpin, raporton “L’Ekip”.

Legjenda e futbollit francez foli në prezantimin e Alpinit në Londër, ku e prezantuan bolidin për sezonin e vitit 2023. 

 Dy pilotët francezë, Esteban Okon dhe Pjer Gasli, do të ngasin për Alpinin në sezonin e ardhshëm.

Paraprakisht Gasli  pranoi se e ka zgjedhur numrin 10 për paraqitjet në F-1 për shkak të Zidanit, i cili ka qenë idhulli i tij i fëmijërisë.

Zidan e drejtoi Realin nga viti 2016 deri në 2018 dhe nga viti 2019 në 2021 si trajner kryesor. Në këtë periudhe, francezi fitoi dy tituj të ligës dhe tre të Ligës së Kampionëve.  ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR