• e mërkurë, 03 korrik 2024

Allegri u shpall trajneri më i mirë në nëntor në Seria A

Allegri u shpall trajneri më i mirë në nëntor në Seria A

Romë, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Masimilano Alegri është shpallur trajneri më i mirë në Seria A për muajin nëntor, njoftoi shërbimi për shtyp i Ligës.

Në tre ndeshjet e nëntorit të kampionatit italian, Juventusi ka shënuar dy fitore dhe ka barazuar me Interin (1:1).

Juria e përbërë nga redaktorët e mediave sportive vlerësuan çdo trajner bazuar në kriteret teknike dhe sportive për performancën e ekipeve, si dhe ferplejin.

Pas 14 golave në Seria A, Juventusi është në vendin e dytë në kampionatin italian me 33 pikë. Interi është lider me 35 pikë.

Alegri edhe krahas lojërave të mira të Juventusit, ka paralajmëruar largimin nga skuadra në fund të sezonit për shkak të presionit të madh të tifozëve dhe siç është shprehur, nga kritikat e vazhdueshme në adresë të tij. ss/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR