• e diel, 07 korrik 2024

Allegri: Kur jeni kaq afër qëllimit, dëshironi ta arrini atë

Allegri: Kur jeni kaq afër qëllimit, dëshironi ta arrini atë

Sevilla, 18 maj 2023 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka ndarë pritjet e tij për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Seviljes.

"Kur jeni kaq afër qëllimit, dëshironi ta arrini shpejtë atë, por duhet të qëndroni të qetë. Lojtarët kanë treguar se e kuptojnë këtë. Kemi bërë shumë për të arritur në këtë fazë dhe sonte do të kemi mundësinë të fitojmë një biletë për në Budapest dhe të arrijmë një tjetër finale. Sevilja është një ekip i fortë që luajti mirë në Torino. Goli i pësuar na shqetësoi pak, por u përmirësuam në pjesën e dytë. E dimë se Sevilja do të mbështetet nga tifozët e saj, por ne do të jemi të gatshëm për çdo gjë", tha Allegri.

Ndeshja e parë u zhvillua në Torino dhe përfundoi me barazim (1:1). Ndeshja e kthimit do të luhet në mbrëmje nga ora 21:00 në Sevilje. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR