• e martë, 24 dhjetor 2024

Al-Kelaifi: Verati do të mbetet legjendë e PSZH-së

Al-Kelaifi: Verati do të mbetet legjendë e PSZH-së

 Paris, 10 janar 2024 (MIA)  -  Kryetari i PSZH-së, Al-Kelaifi,  ka komplimentuar mesfushorin Marko Verati, i cili karrierën do ta vazhdojë në Al-Arabi të Katarit. Çmimi i transferimit vlerësohet në 45 milionë euro.

"Për mua ai ishte një nga lojtarët më të mirë të PSZH-së. Ndoshta nënshkrimi i tij ishte një nga investimet më të mira që i ka bërë klubi ynë - e blemë për vetëm 11 milionë euro, nëse më kujtohet mirë. Marko luajti për ne për 11 vjet dhe në çdo sezon ishte një nga më të mirët. Veratti do të mbetet një legjendë e PSZh-së", deklaroi Al-Kelaifi për "Le Parisien".

 Verati ka luajtur për Pari Sen-Zhermen që nga korriku i vitit 2012, duke u bërë nëntë herë kampion francez dhe gjashtë herë fitues i kupës kombëtare.

Si pjesë e kombëtares italiane u bë kampion evropian në vitin 2021. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR