• e martë, 24 dhjetor 2024

Alkaraz e fitoi Mastersin në Indian Uels dhe u kthye në vendin e parë në listën ATP

Alkaraz e fitoi Mastersin në  Indian Uels dhe u kthye në vendin e parë në listën ATP

Indian Uels, 20 mars 2023 (MIA) - Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz mbrëmë e mposhti tenstin rus Danil Medvedev me rezultatin 6:3 dhe 6:2 në finalen e Mastersit në Indian Uels.

Alkaraz (19) e ka ndërprerë serinë e Medvedevit prej 19 fitoreve. Ai e fitoi titullin e nëntë të tij dhe Mastersin e tretë në karrierë.  

Pas fitores në Indian Uels, Alkaraz sërish është i pari në listën ATP.

Që të mbetet në pozitën e parë, Alkaraz duhet ta mbrojë titullin në Majami. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR