• e enjte, 04 dhjetor 2025

Aliu: “Termini im” do të ketë protokolle të definuara qartë për udhëzimin e pacientëve te ekspertë mjekësor

Aliu: “Termini im” do të ketë protokolle të definuara qartë për udhëzimin e pacientëve te ekspertë mjekësor

Shkup, 29 qershor 2025 (MIA) - Për momentin, 70 për qind e pacientëve të nivelit terciar duhet të jenë në shëndetësinë sekondare, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke u thirrur në ekspertë mjekësorë në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencë  e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë.

I pyetur se si të caktohen më shpejtë takime me profesionistë mjekësor dhe diagnostikës, ai tha se po bëhet një analizë dhe do të vijojë një sistem me zgjidhje realiste, sistem i lidhur me “Termini im” dhe protokolle të definuara qartë për kalimin e një pacienti nga kujdesi shëndetësor parësor në atë sekondar dhe më pas në atë terciar.

"Do të kemi tregues të qartë për secilin mjek, nëse shërbimet që duhet të ofrojë, në kujdesin primar dhe terciar, i ofron apo thjesht i ridrejtojnë pacientët nga kujdesi shëndetësor parësor në atë terciar", nënvizoi ministri.

Ai shpjegoi se të dhënat që ata do të ofrojnë në të ardhmen do t'u përgjigjen shumë pyetjeve dhe sfidave në shëndetësi, me qëllim zgjidhjen e tyre në interes të pacientëve.

"Gjithashtu, këto të dhëna do të na japin një pamje të qartë se çfarë lloj infrastrukture ekziston në sistemin shëndetësor. Për momentin, për shembull, nuk kemi një pasqyrë të qartë të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi", thekson Aliu.

Ai tha se tashmë po punojnë për këtë dhe paralajmëron së shpejti informacion transparent në lidhje me kuadrin në shëndetësi.

Ministri përsëriti se çdo të premte nga ora 10 deri në orën 15, nga 15 minuta do të zgjasin takimet me palët e interesuara në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët do të caktojnë takim onlajn paraprakisht. Për tre javë, nga 4 korriku e tutje, çdo të premte, takimet tashmë janë planifikuar.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR