Aliu: Qytetarët dhanë ide fantastike, brenda dy javësh do të kemi përgjigje për vërejtjet e tyre lidhur me institucionet shëndetësore
- Në ditën e parë të hapur për takim me qytetarët që u mbajt të premten, disa prej tyre dhanë ide fantastike. Të shtunën patëm një takim pune me ekipin sepse disa nga ato ide po i shndërrojmë në plane veprimi, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e një viti nga puna e Qeverisë.
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Në ditën e parë të hapur për takim me qytetarët që u mbajt të premten, disa prej tyre dhanë ide fantastike. Të shtunën patëm një takim pune me ekipin sepse disa nga ato ide po i shndërrojmë në plane veprimi, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e një viti nga puna e Qeverisë.
Disa nga gjithsej 39 qytetarë që ishin në takim me rastin e ditës së hapur të kabinetit, vunë në dukje ofrimin e pamjaftueshëm të shërbimeve shëndetësore nga institucionet, ndërsa të tjerë u interesuan për punësimin e ardhshëm të studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë si specializantë privatë.
Aliu theksoi se kanë sqaruar se shëndetësia duhet të bazohet në të dhëna, ndërsa këtë tashmë e kanë filluar.
"Disa specializantë që janë nga qytete të ndryshme, e jo nga Shkupi, janë refuzuar me kërkesë të tyre për t'u transferuar nga një qytet tjetër në Shkup, ndërsa me qëllim që edhe atje të ketë specializantë dhe shëndetësi që do t'u shërbejë qytetarëve. Më shpesh janë përmendur disa institucione shëndetësore, lidhur me ankesa për sjellje joprofesionale, injorimin e pacientëve, mungesën e trajtimit të duhur, mospërmbushjen e detyrave, refuzimin e shërbimeve, vonesë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore", tha Aliu.
Në ministri, sqaroi ministri, është krijuar një zyrë që merret vetëm me këtë pjesë të informacioneve, kurse lidhur me institucionet e përmendura, paralajmëroi se do të ketë takim me autoritetet e tyre, pas të cilit do të ketë përgjigje për ankesat.
"Nëse vërtetohet se ka elementë për përpunim të mëtejshëm, ka institucione që do t'i raportojmë. Në këtë fazë, është shumë herët për të emërtuar klinika ose shërbime, sepse është faza e parë dhe nuk jemi të sigurt se informacioni i dhënë është i saktë. Do të na lini një ose dy javë derisa të marrim informacione. Kur filluam këtë procedurë, krijuam një metodologji. Me shumë mundësi, në çdo konferencë për shtyp, do të kemi përgjigje për qytetarët dhe gazetarët se deri ku janë raportimet dhe si po i përpunojmë ato", tha Aliu. ls/