• e premte, 05 dhjetor 2025

Aliu: Përveç Sllovenisë, po negociojmë edhe me Italinë dhe Austrinë që tëmund të trajnojmë stafin tonë

Aliu: Përveç Sllovenisë, po negociojmë edhe me Italinë dhe Austrinë që tëmund të trajnojmë stafin tonë

Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësis, Azir Aliu sot njoftoi se përveç me Slloveninë, tashmë po negociojnë edhe me Italinë dhe me Austrinë për të mundësuar trajnimin e stafit tonë.

"Ata do të qëndrojnë shkurt atje dhe ne duhet të punojmë paralelisht që të mund të krijojmë infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore. Gjithashtu, digjitalizimi do të ndihmojë që mjekët tanë, ekspertët që jetojnë jashtë vendit tonë, të jenë aktivë dhe të përfshirë në sistemin tonë shëndetësor. Mendoj se sistemi do të zgjidhë një nga ato zgjidhje themelore të infrastrukturës për komunikim jashtë vendit, që qytetarët të shërbehen, por edhe të jemi të sigurt se të dhënat e pacientëve tanë janë në duar të sigurta", deklaroi Aliu, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarve në komunën e Butelit, ku u njoftua ndërtimi i një poliklinike të re në këtë komunë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kush do të punojë në poliklinikën e re në komunën e Butelit, pasi ka mungesë specialistësh në poliklinikat e tjera në Qytetin e Shkupit, Aliu tha se po punojnë dhe tashmë ekziston një grup pune për një strategji kombëtare për krijimin e kapaciteteve njerëzore në kujdesin shëndetësor.

"Aktualisht po punojmë intensivisht për punësimin e specializantëve dhe infermierëve privatë dhe shpresoj që së shpejti, pasi të krijojmë një infrastrukturë mjaftueshëm moderne, do të kemi mundësinë të vijmë këtu dhe të bëjmë një konferencë për shtyp për të pajisur të gjithë poliklinikën me mjekë dhe infermierë", tha Aliu.

I pyetur se nuk ka specialistë të mjaftueshëm në Shkup, Aliu tha se bëhet fjalë për "life aplikacion" dhe se mund të ketë qasje në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të shihen të dhënat.

"Ky është një proces i vazhdueshëm. Ushqehet nga të dhënat, sa mjekë, infermierë dhe staf teknik ka. Fatkeqësisht, keni plotësisht të drejtë. Jemi të vetëdijshëm se ka mungesë shërbimesh shëndetësore për qytetarët si për shkak të një pikëpamjeje infrastrukturore ashtu edhe për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermierëve. Ju e dini që kapaciteti nuk mund të krijohet brenda një dite dhe kërkon kohë. Fatkeqësisht, kujdesi shëndetësor menaxhohet ad koh, me zgjidhje ad koh, dhe i vetmi sektor që nuk kërkon zgjidhje ad koh është kujdesi shëndetësor. Duhet të projektosh për 10 vjet si infrastrukturën ashtu edhe kapacitetet njerëzore. Në fakt, ne po e bëjmë këtë. Ne tashmë po bëjmë një strategji kombëtare për kapacitetet njerëzore dhe do të dimë pas 10 vjetësh se sa studentë do të kemi, sa klasa do të kemi në shkollën e mesme mjekësore për asistentë laboratori dhe teknikë dhe do të jemi në gjendje të projektojmë më tej se ku dhe çfarë lloj profesionistësh kemi nevojë", tha Aliu. qa/

Фото: МИА 

QËNDRONI TË LIDHUR