• e premte, 05 dhjetor 2025

Aliu: Përmirësimi i kushteve në poliklinikën e Shutkës, një nga prioritetet në periudhën e ardhshme

Aliu: Përmirësimi i kushteve në poliklinikën e Shutkës, një nga prioritetet në periudhën e ardhshme

Shkup, 25 shtator 2025 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot vizitoi poliklinikën e Shutkës së bashku me Shaban Saliun, ministrin pa resor për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve.

"Qëllimi ynë është mbrojtja shëndetësore e qasshme për të gjithë pacientët dhe paralelisht përmirësimi i kushteve në institucionet publike shëndetësore në të gjithë vendin. Poliklinika e Shutkës në periudhën e ardhshme do të jetë një nga prioritetet për përmirësim në aspekte të ndryshme, sigurisht me mbështetjen e ministrit pa resor, të ngarkuar për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve. Në frymën e kësaj strategjie, së bashku angazhohemi për një qasje më të mirë në shërbimet shëndetësore të integruara, cilësore, parandaluese dhe kurative për banorët e këtij rajoni", theksoi ministri Aliu.

Njëkohësisht, vazhdon edhe zbatimi i aktiviteteve në përputhje me Strategjinë për përfshirjen e romëve 2022–2030.

 

QËNDRONI TË LIDHUR