• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Aliu: Nuk ngutemi me Ligjin për administratë, në të punohet qe shtatë vjet

Aliu: Nuk ngutemi me Ligjin për administratë, në të punohet qe shtatë vjet

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu sot deklaroi se shumica nuk nxiton që para zgjedhjeve të miratojë Propozim- ligjin për nëpunës administrativ, në procedurë të shkurtuar, sepse është punuar për shtatë vite, ndërsa për pretendimet e sindikatave për pagën minimale përmend metodologjinë e re të rregullimit të pagave që do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2025.

"Me këtë ligj dhe me pakon e ligjit në përgjithësi nuk nxitohet", tha Aliu, duke shtuar se në ligjin punohet që nga viti 2017. Grupet punuese kanë punuar për këtë ligj për shtatë vjet, ndërsa vetëm në ENER kishte tre versione të ligjit dhe ka pasur debate dhe seminare të panumërta, disa të mbështetura nga institucionet ndërkombëtare.

Ligji është mbështetur nga Komuniteti ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian. Sipas tij, ligjet janë evropiane dhe reformuese dhe janë shumë të rëndësishme.

"Versioni i fundit ishte i ENER, pas saj kishte disa vërejtje. Me të gjithë të interesuarit kishim takime. Dhe unë si ministër edhe grupi i punës. Për ligji nuk nxitohet, por ishte thjeshtë një pritje shumë e gjatë që ai ligj të miratohet. Është ligj reformues, shumë i rëndësishëm për administratën publike", tha Aliu në deklaratën për mediat në Kuvend, ku po merr pjesë në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane".

Në lidhje me pagën minimale iu rikthye negociatave me sindikatat dhe përfundimit të këtyre bisedimeve, duke theksuar se për shkak të inflacionit në rritje të shpejtë kanë rënë dakord që në vend të dyfishimit të pesë për qind, pagat në administratën publike të rriten vetëm një herë me dhjetë për qind, ndërsa nga 1 marsi i vitit 2025 të zbatohet metodologjia e re për rritjen e pagës.

"Kishte një periudhë të gjatë negociatash me sindikatat. Në atë periudhë u vendos, pra në tavolinë ishte që dy herë të rriten pagat për pesë për qind, në shtator të vitit 2023 dhe pesë për qind në mars të vitit 2024. Me kërkesë të sindikatës gjatë asaj periudhe dhe për shkak të shkallës së lartë të inflacionit në vitin 2023 është vendosur që Qeveria dhe ministritë që ishin pjesë e negociatave pranuan që pagat të rriten jo për pesë për qind, por për dhjetë për qind, sindikata tha se tani është koha dhe tani punëtorët duhet të kenë rritje të pagës", tha Aliu.

Ministri ka hedhur poshtë pretendimet e sindikatave se nuk janë konsultuar për ligjin, duke kujtuar se mediat dhe publiku kanë qenë dëshmitarë të negociatave me sindikatat, si dhe se në konferencën për shtyp ishte kumtuar konkluza e marrëveshjes.

"Nuk jam ekspertë për financa, pos di të konsultohem për proceset. Besoj se metodologjia e re është më reale dhe i ndjek trendët në vend", ka thënë Aliu. 

Ministri Aliu në këto pyetje u përgjigj dhe para Komisionit për çështje evropiane, ku për Ligjin për nëpunësit administrativ VMRO-DPMNE ka dorëzuar 21 amendamente, ndërsa shumica e tyre janë refuzuar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së reaguan se pse po nxitohet me ligjin dhe do të miratohet 90 ditë para zgjedhjeve pa debat publik, ndërsa një nga pyetjet ishte se pse një person nga Ministria për Sistem Politik do të jetë pjesë e komisionit për punësimet e ardhshme të administratorëve.

Në sektorin publik ka 120.000 punëtorë ku nga Ligji për nëpunës administrativ përfshihen rreth 150.00 nëpunës shtetëror. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR