• e premte, 05 dhjetor 2025

Aliu nga PDSH: Nuk do ta refuzojmë ftesën për pjesëmarrje në Qeveri

Aliu nga PDSH: Nuk do ta refuzojmë ftesën për pjesëmarrje në Qeveri

Shkup, 8 nëntor 2025 (MIA) - Partia Demokratike Shqiptare sot në Tetovë e mban Kuvendin Qendror.

Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë, tha se ende nuk kanë marrë ftesë, por se nuk do ta refuzojnë. Imeri theksoi se do të presin të shohin se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim. 

“Jo, nuk kemi marrë, por në fakt nuk do ta refuzojmë ftesën. Do të kemi dialog ose debat, për të qenë të saktë, me të gjithë që tani e tutje, përfshirë edhe me qeverinë. Epo, një gjë është e qartë, agjenda e Partisë Demokratike Shqiptare dhe agjenda e Qeverisë dhe partive në pushtet duket se janë të ndryshme, por gjithsesi, do të debatojmë me të gjithë", tha Aliu. 

 

I pyetur në lidhje me zgjedhjet lokale, Imeri deklaroi se "humbja e BDI-së nuk është një tragjedi kombëtare", në këtë rast duke theksuar se është koha për realizimin e asaj që është premtuar, "për çfarë  përgjegjësia është e partisë e cila është pjesë e Qeverisë.

"Janë dhënë shumë premtime, tani është koha që ato të realizohen. Gjithsesi, do ta thërrasim në përgjegjësi partinë shqiptare në pushtet, sepse ata dhanë premtime dhe sigurisht që nga tani e tutje nuk kanë asnjë justifikim për të mos i përmbushur ato. Ne, si PDSH, do ta bëjmë këtë, do t’i tërasim në përgjegjësi  ata të cilët u dhanë premtime qytetarëve dhe që tani mbajnë pozicione në qeverisjen lokale dhe qendrore. Ajo që humbi BDI nuk është një tragjedi kombëtare", theksoi Aliu 

 Foto: Printskrin nga video/Fejsbuk i PDSH-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR