• e premte, 05 dhjetor 2025

Aliu: Në këtë fazë është i rëndësishëm skriningu i pulmologëve për banorët e Trubarevës, por ky proces nuk do të mbetet këtu

Aliu: Në këtë fazë është i rëndësishëm skriningu i pulmologëve për banorët e Trubarevës, por ky proces nuk do të mbetet këtu

Shkup, 23 shtator 2025 (MIA) – Në këtë fazë është i rëndësishëm skriningu i pulmologëve për banorët e Trubarevës, por ky proces nuk do të ndalet këtu, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. 

“Pas avarisë, ne gjithashtu kemi shtruar dhe trajtuar qytetarë nga Ndihma e Shpejtë që jetojnë në atë radius ku ndodhi zjarri. Që atëherë, nuk kemi pasur asnjë pacient të shtruar në spital, por për të parandaluar çdo lloj sëmundjeje shëndetësore, duke filluar nga nesër po fillojmë një program dy ditor të skriningut për të gjithë banorët e Trubarevës dhe zonës përreth. Dy ekipe mjekësh me ambulanca mjekësore do të shkojnë dhe do të shqyrtojnë gjendjen shëndetësore të qytetarëve tanë”, tha Aliu në një paraqitje në "Top Tema" në TV Telma.

Ai shpjegoi se nëse mjekët vlerësojnë se gjendja shëndetësore është e tillë që kërkon trajtim të mëtejshëm mjekësor, atëherë të shtunën dhe të dielën vetëm me ata pacientë do të punohet në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike, në mënyrë që të ofrohet trajtim i mëtejshëm nëse është e nevojshme dhe të krijohet program për ata qytetarë.

Kur u pyet pse nuk u përfshinë toksikologët, duke qenë se ekspertët tregojnë pasojat shëndetësore të djegies së baterive të litiumit, të cilat mund të shkaktojnë jo vetëm sëmundje të mushkërive, por edhe kancer, ai theksoi se në këtë fazë, pulmologët janë të rëndësishëm për të parë nëse ka ndonjë ndryshim në rrugët e frymëmarrjes, dhe më pas ato ndoshta do të trajtohen nga ekspertë të tjerë.

Duke e komentuar kërkesën nga ana e opozitës për dorëheqjen e tij, sepse sipas tyre, i gjithë ekipi nuk ka vepruar siç duhet gjatë avarisë, ai thotë se nuk ka vend për kritika. 

Në pyetjen se ekspertët thonë se aty është kontaminuar toka dhe se aty nuk mund të mbillet një kohë të gjatë, Aliu tha se nuk mund të dilet me raport komplet, pa u grumbulluar të gjitha të dhënat. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR