Aliu: Ministria e Shëndetësisë e përkushtuar ndaj reformave në kujdesin shëndetësor primar dhe përmirësimit të politikave shëndetësore
- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi sot një takim pune me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shaoshing Ju, ku u theksuan prioritetet e Ministrisë për avancimin e shëndetit publik.
- Post By Sara Ademi
- 15:58, 12 nëntor, 2025
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi sot një takim pune me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shaoshing Ju, ku u theksuan prioritetet e Ministrisë për avancimin e shëndetit publik.
"Ministria e Shëndetësisë është institucionalisht e mobilizuar dhe e përkushtuar ndaj reformave thelbësore të sistemit të kujdesit shëndetësor primar, duke përfshirë edhe integrimin e modelit të kujdesit afatgjatë. Këto dy segmente do të plotësohen me procesin e digjitalizimit, i cili është një komponent themelor dhe gjithëpërfshirës i reformës së sistemit shëndetësor", deklaroi ministri Aliu.
Qëllimi i këtyre reformave është përmirësimi i politikave shëndetësore, rritja e qasjes në shërbime shëndetësore më afër vendbanimit të qytetarëve, si dhe forcimi i kujdesit shëndetësor parandalues.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë që Banka Botërore të sigurojë mbështetje analitike, teknike dhe financiare për realizimin e këtyre proceseve reformuese. sa/
Foto: Ministria e Shëndetësisë